Njoftim për kandidatët e përzgjedhur për pozitën Bashkëpunëtor Profesional

Njoftim për kandidatët e përzgjedhur për pozitën Bashkëpunëtor Profesional

Ju njoftojmë se në konkursin e shpallur nga SKGJK-së Nr. 13/2016, datë 09.02.2016 për pozitën Bashkëpunëtor Profesional për në Gjykatën Themelore në Ferizaj për 5 (pesë) pozita, kanë aplikuar gjithsejtë 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë.

Nga Komisioni përzgjedhës konform kritereve të përcaktuara janë përzgjedhur 9 (nëntë) kandidatë për listën e ngushtë. Testimit me shkrim me datë 10.03.2016 ju kanë nënshtruar të 9 nëntë kandidatët dhe që të gjithë e kanë kaluar me sukses testin me shkrim. Në intervistën me gojë të mbajtur me datë 11.03.2016 në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka abstenuar një kandidate.

 

            KPSHC pas përfundimit të proceduarve të rekrutimit ka përzgjedhur kandidatët meritor për pozitën Bashkëpunëtor Profesional. Andaj, konform Rregullores Nr. 02/2010 për proceduart e Rekrutimit në Shërbimin Civil ju njoftojmë se kandidatët e përzgjedhur në pozitën e lartë cekur janë si në vijim: 

 

  1. Z. Besnik Aliu ———————————- 448.5 pikë,
  2. Z. Habib Zeqiri ——————————– 443  pikë,
  3. Znj.Mirlinda Bytyqi- Rexhepi ————– 433,
  4. Z. Faredin Ilazi ——————————– 391.5 pikë dhe
  5. Znj.Albina Varoshi ————————— 383 pikë.

 

Këshilla Juridike:  Nëse konsideroni se Procedura e Rekrutimit nuk është kryer konform Ligjit për Shërbimin Civil Nr.03/L-149 dhe Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, atëherë ju keni të drejtë ankese në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Gjykatën Themelore në Ferizaj në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

  

 

 Me respekt,                                                                    

                                                                                                      

 Shkarko njoftimin