Trajnimi i gjyqtarëve për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale

Trajnimi i gjyqtarëve për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Ferizaj, prokurorë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe avokatë, po marrin pjesë në “Trajnimin për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale”, i cili po organizohet në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) të Akademisë së Drejtësisë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Trajnimi do të mbahet për tre ditë resht dhe do të trajtojë: Ndryshimet e Dispozitave të Përgjithshme të Kodit Penal (Përgjegjësia penale e personave juridik. dënimi me burgim, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve: Parashkrimi i ndjekjes penale, fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të veprës penale dhe parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve: Dispozitat e terrorizmit dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit: Ngacmimi seksual dhe nenet e tjera të ndërlidhura me këtë vepër penale: Vazhdim i neneve të reja dhe dispozitave lidhur me integritetin seksual: Veprat penale kundër ekonomisë (shmangia nga tatimi, pranimi i paarsyeshëm i dhuratave, dhënia e paarsyeshme e dhuratave, kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore): Veprat penale kundër shërbimeve komunale dhe nenet e reja (fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes, kurdisja e ndeshjes ose e sportit, keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve, ndërtimi pa leje, ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur: Veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare (rritja e dënimeve të veprave të ndryshme penale).
Në ditën e dytë të trajnimit do të trajtohen: Mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës: Hudhja e kallëzimit penal / e drejta për të apeluar hudhjen: Masat e veçanta hetimore: Njoftimi me dëshmitarë: Marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë: Ekspertët: Hetimet (afati i hetimeve, pushimi dhe rihapja e hetimeve): Provat dhe faktet shtesë: Suspendimi i personit zyrtar nga detyra: Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues.
Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit do të trajtohen edhe këto ndryshime të dispozitave të Përgjithshme të Kodit Penal: Qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit: Shqyrtimi i dytë, aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor: Gjykimi në mungesë: Seanca për caktimin e dënimit: Standardi i rishikimit të ankesave (shkeljet substanciale, ndryshimi i aktgjykimit nga Gjykata e Apelit, rigjykimi etj): Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe Shkresat / thirrjet elektronike.