Një (1) vit masë edukative ndaj të miturit B.T, për shkak të veprës penale sulmi

Një (1) vit masë edukative ndaj të miturit B.T, për shkak të veprës penale sulmi

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, më 8 korrik 2019 shpalli aktvendim ndaj të pandehurit \ i mitur B.T, i cili sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shqiptimin e burgut për të mitur, ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale