Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Hoti,
E nderuar Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj.Aferdita Bytyçi,
Të nderuar kolegë gjyqtar,

Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Shashivar Hoti.

Në emrin tim dhe të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.

Gjyqtari Hoti, ka qenë profesionist i madh, punëtor i zellshëm, i cili do të mbahet mend për kontributin e tij në sistemin e drejtësisë në vend.

Me respekt!
Kryetari i Gjykatës Themelore Ferizaj

Bashkim Hyseni