Në Gjykatën Themelore Ferizaj, mbahet seanca e parë online në historinë e Kosovës

Në Gjykatën Themelore Ferizaj, mbahet seanca e parë online në historinë e Kosovës

Ferizaj, 20 korrik 2020 – Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID – 19, Gjykata Themelore në Ferizaj, me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), ka filluar punën rreth organizimit të procesit të gjykimeve në distancë, përmes teknologjisë së video konferencave (online).

Seanca e parë gjyqësore online në historinë e Kosovës u mbajt, sot më 20 korrik 2020, nga gjyqtarja Mirlinda Bytyçi – Rexhepi, në një çështje kontestimore.

Qëndrueshmëria dhe vullneti i gjykatave të Kosovës për të gjetur zgjidhje inovative mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

#USAIDKosovo #JusticeSystemStrengthening