Kryetari Hyseni pret në takim përfaqësues të projektit të USAID – Aktiviteti për Drejtësi

Kryetari Hyseni pret në takim përfaqësues të projektit të USAID – Aktiviteti për Drejtësi

Ferizaj, 29 tetor 2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, ka pritur të enjten në takim Geralyn Busnardo, shefe e projektit të USAID – Justice Activity dhe zyrtarin e lartë të këtij projekti Artan Hadri.

Gjatë këtij takim temë diskutimi ishte bashkëpunimin i gjykatës me këtë projekt, format e mbështetjes së punës së gjykatës në funksion të rritjes se efikasitetit, transparencës, si dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve gjyqësore.

Projekti i USAID Justice Activity është një program që ju ofron qytqtarëve qasje në shërbime gjyqësore më kualitative dhe siguron qasje të drejtë për të gjithë, dhe gjithashtu ofron mjete të shumta për të zgjidhur nevojat e drejtësisë dhe problemet e përditshme ligjore për të gjeneruar besim më të madh të publikut në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.