Tre (3) vjet burgim ndaj E.K për keqpërdorim seksual të 15 vjeçarit

Tre (3) vjet burgim ndaj E.K për keqpërdorim seksual të 15 vjeçarit

Ferizaj, 15 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.K. shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësor, dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin E.K, i akuzuar për veprën penale sipas aktakuzës së prokurorit të shtetit, e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I pandehuri akuzohet se më 11.11.2013, për qëllime seksuale ka prekë të dëmtuarin-fëmijën Q.A.(i moshës 15 vjeçar) në atë mënyrë që i pandehuri së pari kishte shkuar në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku me veturën e tij kishte marrë të dëmtuarin e kishte dërguar në rrugën e fshatit Sllatinë, ka ndalur veturën përskaj lumit Lepencë, kanë dalë në ulëset e pasme të veturës dhe aty i pandehuri ka filluar që për qëllime seksuale ta prek në pjesë të ndryshme të trupit si dhe e ka detyruar që edhe i dëmtuari ta prek të pandehurin në organet gjenitale, ku është hetuar nga policia dhe i njëjti është arrestuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj.