Kryetari Hyseni, pranon mirënjohje nga AVONET

Kryetari Hyseni, pranon mirënjohje nga AVONET

Ferizaj, 25 dhjetor 2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka pranuar mirënjohje nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare – AVONET, për Gjykatën Themelore në Ferizaj, si gjykata më efikase në vend, e cila vitet e fundit ka qenë e para në nivel te gjykatave të Kosovës për performancën më të lartë në zgjidhjen e lëndëve, për performancën më të lartë në cilësinë e ofrimit të shërbimeve gjyqësore, për nivelin më të ulët të korrupsionit sipas perceptimit të qytetarëve, si dhe për rritjen e transparencës.