U.D. kryetari Krasniqi, pret në takim përfaqësues të OSBE

U.D. kryetari Krasniqi, pret në takim përfaqësues të OSBE

Ferizaj, 5 shkurt 2021 – U.D. Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Sahit Krasniqi, i shoqëruar nga Administratori i kësaj gjykate Sejdi Sadiku, kanë pritur në takim Milica Stojanovic dhe Burim Blakaj, përfaqësues të misionit të OSBE në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2021, përkatësisht përmënyrën e bashkëpunimit organizimin e punëtorive lidhur me mbarëvajtjen  seancave gjyqësore, për mundësit e aplikimit të Konventave Evropiane nga ana e gjyqtarëve lidhur me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe për trajtimin e barabar të palëve në proceduat gjyqësore.

U.D. kryetari i Gjykatës, me këtë rast shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatës me misionin e OSBE-së, duke i falënderuar me këtë rast përfaqësuesit e OSBE-së për angazhimin e vazhdueshëm në organizimin e punëtorive të ndryshme si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe stafit tjetër mbështetës, të cilat aktivitete kanë ndikuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve gjyqësore dhe rritjen e efikasitetit të punës së gjykatës