Njihuni me gjyqtarin, pa asnjë vendim të anuluar

Njihuni me gjyqtarin, pa asnjë vendim të anuluar

Gjatë karrierës se tij prej dy dekadash si gjyqtar, ka nxjerrë më qindra e mijëra vendime gjyqësore. Por kjo nuk është ajo që e karakterizon punën e njërit prej gjyqtarëve më të vjetër të Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kur ai merr vendim, nuk ka instancë gjyqësore që e kthen pas. Të paktën kështu është dëshmuar për gjatë tetë (8) vjetëve të fundit,  ku gjyqtarit Sahit Krasniqit, nuk i është kthyer asnjë lëndë e vetme në rigjykim. Ndërsa ato lëndë që janë ndryshuar pjesërisht, nga instancat më të larta gjyqësore mund të numërohen me gishta. 

Kolegët gjyqtarë por edhe stafi administrativ, gjatë pauzave temë diskutimi kanë këtë fakt, dhe jo rrallëherë me batuta ngacmojnë gjyqtarët e tjerë të Departamentit për Krime të Rënda: “si Bacit Sahit (kështu e thërrasim një pjesë e madhe e stafit të gjykatës) po i vërtetohen të gjitha aktgjykimet, madje edhe vendimet e procedurës paraprake”. 

Ndryshe Sahit Krasniqit, këto ditë i ka rënë mbi supe edhe një barrë tjetër. Ai aktualisht është Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës. Por, pavarësisht pozitës dhe peshës së përgjegjësisë vazhdon t’i ruaj njësoj virtytet që e karakterizojnë si urtësia, sinqeriteti e mbi të gjitha profesionalizmi.

Krasniqi i cili në vitin 2016 mori edhe çmimin për Drejtësi “Heroi Sali Çekaj”, nga viti 2013 e tutje ka zgjidhur afër 1.500 lëndë prej tyre mbi pesëqindetridhjetë (530) janë lëndë penale të krimeve të rënda, ndërsa i janë vërtetuar të gjitha lëndët me ankesë nga gjykata e shkalles së dytë dhe ajo e shkalles së tretë, pra nuk ka asnjë aktgjykim të anuluar / rigjykim.

Ka të përfunduara tridhjetetre (33) lëndë me natyrë korrupsioni.