Njëqindetetëdhjetë (180) ditë burgim, ndaj E.Q. për kanosjen e prindërve

Njëqindetetëdhjetë (180) ditë burgim, ndaj E.Q. për kanosjen e prindërve

Ferizaj, 30 prill 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Q. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve.

I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre nw Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset  seriozisht  prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak  se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim  tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.