Paraburgim ndaj S.S.. për kanosjen e nënës

Paraburgim ndaj S.S.. për kanosjen e nënës

Ferizaj 1 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.S. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra, duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat, do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me ç’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat. Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë, duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.