Refuzohet kërkesa e prokurorisë, për masën e sigurisë kundër tre të dyshuarve

Refuzohet kërkesa e prokurorisë, për masën e sigurisë kundër tre të dyshuarve

Ferizaj 1 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit N.S., H.S., dhe F.H. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se N.S dhe H.S në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)., ndërsa F.H. për shkak të veprës penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 të KPRK-së, dhe të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se të dyshuari më 29.04.2021 në Ferizaj, fillimisht i pandehuri F.H. takohet me A.S. duke punuar në pronën e tij, përkatësisht duke dashur të hapë një themel, me qëllim të ndërtimit të një muri. Në Ato momente derisa A.S. ishte duke u sqaruar me fqinjin e tij N… lidhur me ndërtimin e murit, në bisedë ndërhynë i pandehuri F… me ç’rast vjen te fjalosja dhe ofendimet mes F.H dhe A.S. ku i pandehuri F. e godet me grusht në pjesën e barkut A.S.. Pas zënkës F.H. merr një shufër metalike dhe pasi në përleshje ndërhyjnë edhe N.S., H.S. dhe I.S. vëllezërit e A.S. e godet me shufër në shpinë të pandehurin N.S, Lëndime trupore merr edhe i pandehuri F.H pas goditjeve të marra në pjesë te trupit, krahërorë dhe kokë, me shkopinj druri nga të pandehurit N.S. dhe H.S.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e cila gjatë seancës dëgjimore është ndryshuar në kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor kundër të dyshuarve, e ka vlerësuar si të pa bazuar. Pasi gjykata gjen se për t’u caktuar masa-paraqitja në stacionin policor duhet që krahas ekzistimit të dyshimit të bazuar, të ekzistojë edhe rreziku se i pandehuri do të fshihet, të shkojë në ndonjë vend të panjohur ose të largohet nga Kosova. Andaj, meqenëse që nga fillimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurisë e deri në përfundimin e seancës dëgjimore, nuk ka rezultuar që për të pandehurit të ekzistojë rreziku i ikjes, andaj të dyshuarit janë lirohen në procedurë të rregullt.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.