Tre (3) vjet burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë, për vjedhje të rëndë

Tre (3) vjet burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë, për vjedhje të rëndë

Ferizaj, 11 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin i njohur si recidivistë për vepra të njëjta penale e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe njëmijë (1.000) euro gjobë.

I pandehuri akuzohet se 12.05.2018, në Ferizaj, i pandehuri  me  qëllim që vetës të i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me përdorim të forcës me anë të kaçavidës e hap derën e shtëpisë dhe depërton brenda në katin e dytë, ku nën rroba të dhomës nga një orman merr 300 euro, para të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.