Paraburgim ndaj tre (3) të dyshuarve, për pesëmbëdhjetë (15) vepra penale

Paraburgim ndaj tre (3) të dyshuarve, për pesëmbëdhjetë (15) vepra penale

Ferizaj 7 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Rr.A dhe A.Sh. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me neni 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe veprën penale të kryer në vazhdim vjedhje e rëndë në tentative nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, si dhe të dyshuarit Q.K. për shkak se në vazhdim dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me neni 77 të KPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit Rr.A dhe A.Sh. dyshohet se më 01.10.2020, në Ferizaj në lokalin “Free Shop Tara Tobacco”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete dhe për personin tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit pasi që ishin marrë vesh paraprakisht dhe i kishin ndarë rolet, në atë mënyrë që duke përdorur forcën kanë hyrë në lokalin dhe nga aty kanë marrë para në vlerë rreth 1,000 euro dhe cigare në vlerë 8.000 euro; më 03.10.2020, në Ferizaj, saktësisht në lokalin “Aztech” duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda, ku nga aty kanë marrë disa telefona mobil si dhe llaptop, në vlerë të përgjithshme rreth 12,850 euro; më 04.11.2020, në lokalin “Metro Sport” duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda, ku nga aty kishin marrë dhjetë kompjuterë të markës “AMD” në vlerë rreth 6,000 euro; më 08.12.2020, në lokalin “Tobacco Shop” duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda, dhe kishin marrë cigare në vlerë rreth 9,800 euro; më 30.01.2021, në lokalin “CSC EU – Computers”, duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda lokalit dhe nga ku kishin marrë kompjuter në vlerë rreth 10,000 euro; më 11.01.2021, në lokalin “Led-Com -CH”, duke përdorur forcën kanë hapur derën lokalit dhe nga aty kanë marrë disa kompjuterë në vlerë rreth 9,410 euro; më 16.05.2021, në lokalin e lojërave kompjuterike “Gaming Zone” duke përdorur forcën kanë hapur derën e lokalit, ku nga aty kishin marrë pesëmbëdhjetë kompjuterë, në vlerë rreth 15,000 €; më  27.06.2021, në lokalin “Union Invest”, duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda në lokalin ku nga aty kanë marrë dy llaptop në vlerë rreth 2000 euro, dhe dy televizorë në vlerë rreth 1,600 euro; më 02.07.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shkup, kanë marrë targat e veturës dhe atë me numër 0……., pronë e të dëmtuarit J.S.; më 02.07.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shkup, kanë marrë targat e veturës me numër 0….., pronë e të dëmtuarit Xh.Xh.; m,ë 27.06.2021 në lokalin e të dëmtuarit M.M. duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda në lokalin, ku nga ty kanë marrë një televizor “Samsung”, 43 Inch, vlerë rreth 300 euro; më 02.07.2021, në lokalin “Lavazza”, duke përdorur forcën kanë depërtuar brenda në lokal ku nga aty kanë marrë një llaptop të markës “Hp”, në vlerë rreth 400 euro; më 02.07.2021, në lokalin “Pro Art Ing”, kanë depërtuar brenda në lokal, ku nga ty kanë marrë një telefon “Iphone”, në vlerë rreth 400 euro

Të pandehurit po ashtu dyshohet se më 24.06.2021, në lokalin “Viva Fresh Store” duke përdorur forcën, kanë tentuar që të hapin lokalin. por pasi që është aktivizuar alarmi i sigurisë të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

 Ndërsa i pandehuri Q.K. dyshohet se në vazhdim nga 01.10.2020 deri mw 02.07.2021, blen pasuritë e përshkruara si në pikën I-XIII nga të pandehurit Rr.A dhe A.Sh. për të cilat e ka ditur se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.