Caktohet masa e sigurisë ndaj dy (2) të dyshuarve, për lëndim të rëndë trupor

Caktohet masa e sigurisë ndaj dy (2) të dyshuarve, për lëndim të rëndë trupor

Ferizaj 14 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të dytë dhe F.M..

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Mimoza Shabani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit B.A. për shkak të një mosmarrëveshje të atëçastshme për shkak se i njëjti u ka zënë rrugën me bagëti, ku të pandehurit ndalen në vendin e ngjarjes, dhe i pandehuri i parë i drejtohet të dëmtuarit me fjalë se ‘kush je ti që po ju tregon fshatarëve mos të kyqen në rrjetin e ujësjellësit’, duke e kapur për fyti ku pastaj e godet me mjetë pune – tërfurk, mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit trupor, pastaj i pandehuri i dytë e godet me grushta në kokë, të cilat lëndime janë të përshkruara në Raportin mjekësor Spitali i Përgjithshëm –  Qendra Emergjente në Ferizaj të datë 12 korrik 2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin F.M. dhe të njëjtit i është cakuar masa e arrestit shtëpiak. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.