Mirlinda Bytyqi Rexhepi, caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Mirlinda Bytyqi Rexhepi, caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 18 tetor 2021- Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, me propozimin e Mustaf Tahiri – kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka caktuar nënkryetarin e gjykatës, gjyqtaren Mirlinda Bytyqi Rexhepi.

Mandati i gjyqtares Bytyqi Rexhepi, në pozitën e nënkryetares së gjykatës do të jetë pesë (5) vjeçar, njëjtë me mandatin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në vijim gjeni biografinë e gjyqtares Bytyqi Rexhepi:

Mirlinda Bytyqi Rexhepi është gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Bytyqi Rexhepi, ka diplomuar në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në dhjetor të viti 2008 në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, drejtimi financiar, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2014.Nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka punuar mësimdhënëse e Edukatës Qytetare në Shkollën Fillore “Ganimete Tërbeshi” – Ferizaj, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjatë vitit 2008, ka qenë drejtore e filialit K.S. ”Elsig” në Ferizaj. Prej vitit 2011 deri në vitin 2012 Bytyqi Rexhepi ka ushtruar detyrën e praktikantit gjyqësor në Gjykatën Komunale Ferizaj. Nga viti 2014 deri në muajin korrik 2016 ka punuar si mbrojtëse e viktimave pranë ZMNV-së në Ferizaj, për të vazhduar me pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.