Njëqindetetëdhjetë (180) ditë burgim, për sulm ndaj personit zyrtar

Njëqindetetëdhjetë (180) ditë burgim, për sulm ndaj personit zyrtar

Ferizaj, 5 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.M. i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve.

I pandehuri akuzohet më 22.10.2019, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, kishte shkuar t’i blej dy (2) bileta, për të shikuar shfaqje, biletë-shitësi ia kishte dhënë biletat për të qëndruar në këmbë, i pandehuri i pakënaqur me biletat, kishte filluar ta fyente bileta-shitësin, në atë moment kishte ndërhyrë personi zyrtar i dëmtuari F.H. të qetësoj situatën, i pandehuri me dashje që t’i shkaktoj lëndime trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në fytyrë, faqe dhe veshin e anës së majtë si pasojë e goditjeve i dëmtuari ka pësuar lëndim të lehtë trupor me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.