Paraburgim ndaj dhjetë (10) të dyshuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare

Paraburgim ndaj dhjetë (10) të dyshuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare

Ferizaj 23 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:

B.N. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

D.R. D.M. dhe H.B. të dyshuar për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me neni 31 të KPRK-së dhe veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me neni 31 të KPRK-së.

D.R. i dyshuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

S.M. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

R.B. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

R.H. për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga nen 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

B.I. dyshohet për  veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe veprën penale shmangia nga tatimi nga nen 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

S.S. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.

J.K. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 2 nën paragrafi  2.7 të KPRK-së.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.