Gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj burgim, për veprat penale lëndimi i rëndë trupor dhe moslajmërimi i veprave penale

Gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj burgim, për veprat penale lëndimi i rëndë trupor dhe moslajmërimi i veprave penale

Ferizaj, 26 maj 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve B.SH., dhe J.N., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.SH., i akuzuar për shkak të veprës penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe J.N., i akuzuar për shkak të veprës penale moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin B.SH., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe të pandehurin J.N., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi

I pandehuri B.SH., akuzohet për shkak të veprave penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1, ndërsa i pandehuri J.N., akuzohet për shkak të veprës penale moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.