Caktohet masë e paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për tre vepra penale

Caktohet masë e paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për tre vepra penale

Ferizaj, 6 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.R., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2; mashtrimi nga neni 312 paragrafi 4; shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore nga neni 312 paragrafi 4 të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.