Mbahet samiti i parë për Inovacion të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë

Mbahet samiti i parë për Inovacion të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë

Ferizaj, 6 tetor 2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, ka marr pjesë në panelin e samitit të parë të mbajtur ndonjëherë për inovacion të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, i cili është realizuar nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.

Kryetari Tahiri, elaboroi para të pranishmëve funksionimin e implementimit të iniciativës për Drejtësi Procedurale në Gjykatën Themelore në Ferizaj, si gjykatë pilot e kësaj nisme, duke shtuar se kjo qasje forcon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, mundësit për të përmirësuar qasjen dhe për të siguruar që të gjithë në mënyrë të barabart marrin përfitime, mbrojtjen dhe të drejtat sipas ligjit.

Ky samit kishte për qëllim lansimin e Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi, i cili është një mekanizëm që bashkon ofruesit e shërbimeve të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe donatorët ndërkombëtarë, me qëllim të identifikimit të sfidave në Sistemin e Drejtësisë dhe gjetjen e mënyrave inovative për zgjidhjen e tyre.