Paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për veprën penale kanosja

Paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për  veprën penale kanosja

Ferizaj, 10 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A.., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.A., më 25 nëntor 2022 në Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht përmes telefonit me fjalë se do të privoj nga jeta të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij M.S., si dhe familjen e saj, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve, ku edhe më herët kishin pasur probleme të vazhdueshme, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim, fikë dhe pasiguri.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.