Paraburgim ndaj Sh.B., i dyshuar për veprën penale grabitja

Paraburgim ndaj Sh.B., i dyshuar për veprën penale grabitja

Ferizaj, 26 maj 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetës t`i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, në momentin që e takojnë të dëmtuarin e detyrojnë të hyjë në veturë, duke sulmuar fizikisht gjatë rrugës, pastaj vazhdojnë tek vendi i panjohure në pyll, ku me të arritur aty e kishin zbritur dhe e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, duke përdorë forcë arrijnë që t`ia marrin portofolin, në të cilën kishte shumën e të hollave rreth 327 euro dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohure.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.