Rajoni i Ferizajit gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe mbulon përafërsisht një sipërfaqe prej 1019 km2 kjo zonë ka 122 fshatra, si dhe një numër të qyteteve dhe qytezave, duke përfshirë qytetin e Ferizajit, Shtërpces, Kacanikut, Hanin e Elezit dhe Shtimës .
Sipas Regjistrimit të Popullsisë së Kosovës të vitit 2011 popullsia në rajonin e Ferizajit ka qenë 185,713 banorë dhe aktualisht ka 11.681 biznese të vogla të regjistruara.
Ky rajon aktualisht ka 30 gjyqtarë të cilët i shërbejnë popullatës së përgjithshme së bashku me të gjitha bizneset. Në vitin 2013 në rajonin e Ferizajit gjykatat kanë pasur të regjistruara 1.509 lëndë në të gjitha llojet e lëndëve civile ndërsa në vitin 2014 ato i kanë regjistruar 848 lëndë në të gjitha llojet e lëndëve civile. Kurse në të gjitha llojet e lëndëve penale gjykatat kanë pasur të regjistruara 3.686 lëndë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 ky numër është zbritur në 1.228 lëndë. Gjatë vitit 2015 gjykata ka regjistruar 878 lëndë civile, ndërsa 3.637 lëndë penale. Në periudhën e vitit 2016 Gjykata Themelore e Ferizajt ka pranuar 202 lëndë në Departamentin për Krime të Rënda, 937 lëndë civile dhe 1.238 lëndë penale.
Për informata më të hollësishme në lidhje me rajonin e Ferizajit dhe komunat e saj ju mund të vizitoni faqen e OSBE-së profilet komunale të Kosovës në http://www.osce.org/kosovo