Çka është padia?
Është mundësia e paditësit që të kërkojë nga gjykata të vendosë mbi një kontest në mes të paditësit dhe të paditurit.
Ku duhet te parashtroj kërkesën/padinë time?
Në zyrën për pranimin e lëndëve në Gjykatën Themelore ose degën përkatëse.
A mund te me ndihmoje gjykata për te plotësuar kërkesë-padinë?
Jo. Ju duhet të plotësoni formularin e kërkesë-padisë vet, ose të angazhoni një avokat.
Kam pasur një kontest ne gjykate dhe kam nuk e kam fituar çështjen. A mund te ankohem ndaj gjyqtarit?
Mirëpo, në rastet kur ju pretendoni se keni humbur rastin për shkak të neglizhencës, apo të dështuarit të kryerjes së funksionit të gjyqtarit në mënyrë të paanshme dhe të pavarur, ju mund të drejtoheni me ankesë, tek Kryetari i Gjykatës në të cilën gjyqtari shërben.
Çfarë nënkupton sjellje e pahijshme / jo etike e gjyqtarit?
Sjellje e pahijshme / jo etike e gjyqtarit është çdo veprim që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Këto sjellje përfshijnë:
– Dënim përfundimtar për një vepër penale, përpos kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj;
-Neglizhencën dhe dështimin për të kryer funksionet gjyqësore në mënyrë të paanshme dhe të pavarur
– Shkeljen e kodit të etikës dhe sjelljes profesionale
Ku mund te ankohem ndaj gjyqtarit për sjellje te pahijshme?
Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari, ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek:
– Kryetari i Gjykatës Themelore dhe të Apelit në të cilën shërben gjyqtari sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të atij gjyqtari;
– Kryetari i Gjykatës Supreme sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit;
– Këshillit Gjyqësor të Kosovës sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryetarit të Gjykatës Supreme;
– Personat fizik mund të ankohen ndaj një gjyqtari edhe te Avokati i Popullit
Si mund te marr nga gjykata certifikatën qe nuk jam i dënuar për vepër penale?
- Duke shkuar personalisht në gjykatë, ose
- Duke aplikuar për certifikatë në ballinën e uebfaqes së gjyqësorit ne kete link
Çfarë dokumentacioni me nevojitet për te tërhequr certifikatën qe nuk jam i dënuar?
- Per dokumentacionin e nevojshëm dhe udhëzime te tjera lidhur me certifikatën, te lutem vizito linkun link.
Çfarë bën zyra e menaxhimit te lendeve?
Zyra për menaxhimin e lëndëve (ZML) mundëson procedimin e lëndëve në mënyrë transparente dhe me kohë, dhe është përgjegjëse për lëvizjen e lëndëve brenda gjykatës nga regjistrimi e deri tek përfundimi. Këtu përfshihen: pranimi dhe evidentimi të gjitha dokumenteve, krijimi i lëndëve, menaxhimi i rrjedhës së lëndëve brenda gjykatës; arkivimi etj.
A duhet te paguaj për te parashtruar padi dhe sa është shuma?
Shumat e taksve gjyqësore sipas llojit të procedurës së ndjekur mund të gjenden në uebfaqe ne linkun “Info për palët” në kete link.
Cilat metoda te pagesës pranohen nga gjykata?
Taksat gjyqësore dhe tarifat mund të paguhen
- me para në dorë për shumat deri në pesë (5) euro.
- përmes transferit bankar sipas të dhënave në fletëpagesën që merrni nga gjykata
A janë seancat publike?
A janë aktgjykimet e gjykatës publike?
Po, aktgjykimet e gjykatës janë publike, me përjashtim të rasteve për të cilat ndalohet publikimi me ligj.
Ku mund te shikoj vendimet e publikuara te gjykatës?
Vendimet e publikuara mund te gjenden ne uebfaqen e gjykatës.
Si mund te kontaktoj gjykatën për vizita te organizuara (grupore) ne gjykate?
Per vizita ne gjykate, ju lutem kontaktoni zyrën per informim te gjykatës.
Cila është orari i punës se gjykatës?
Gjykata Themelore në Prishtinë dhe degët e saj janë të hapura nga e hëna deri të premten, nga ora 08.00 deri në orën 16:00.
Pauza fillon nga ora 12:00 – 13:00.Si mund te kontaktoj gjykatën lidhur me statusin e lendes time?
Ju lutem kontaktoni zyrën per informim të gjykatës.