Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/I.nr.94/15, të datës 20 korrik 2015, në çështjen penale kundër të pandehurit L. S nga fsh. Grabovcë – Komuna e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, grabitje nga neni 329 par. 3 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 19 korrik 2015 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht 2015.
Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Ndërkohë që masa e paraburgimit iu është caktuar konform nenin 187 par.1 nënpar,1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartë shënuar.
Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.