Paraburgim të dyshuarve për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Paraburgim të dyshuarve për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/II.nr.1188/15, të datës 22 korrik 2015, në çështjen penale kundër të pandehurve N. E nga Ferizaj, F.A nga Shtimja, Sh.H nga Ferizaj si dhe L.A po ashtu nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga nen. 300 par. 2 si dhe veprën penale heqja apo dëmtimi i vulave ose i shenjave nga neni 414 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve, nga data e arrestimit 21 korrik 2015 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2015.

Po ashtu një ditë më parë Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shqiptuar masën e paraburgimit edhe për dy të pandehur të tjerë K.Sh nga Ferizaj dhe F.K nga Ferizaj, të dyshuar për po të njëjtat vepra penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 si dhe veprës penale heqja apo dëmtimi i vulave ose i shenjave nga neni 414 të KPRK-së. Të dy të pandehurve i’u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data e arrestimit 21 korrik 2015 deri më 20 gusht 2015.

 

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Ndërkohë që masa e paraburgimit iu është caktuar konform nenin 187 par.1 nënpar,1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i  pandehuri ka kryer veprën penale të lartë shënuar.

 

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.