DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN PENALE

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN PENALE

FJALA E AUTORËVE

Doracaku i gjyqtarëve për procedurën penale ka për qëllim të ofrojë një doracak praktik ndaj situatave me të cilat ndeshen gjyqtarët gjatë punës së tyre. Doracaku përfshin procedurat që kërkohen nga Kodi i Procedurës Penale. Qëllimi është të jepen udhëzime të detajuara lidhur me këto çështje dhe çështje të tjera që ngritën në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarët me më pak përvojë në veçanti do të përfitojnë nga ky publikim, por edhe gjyqtarëve me përvojë mund të ju shërbejë ky doracak, si përkujtues i dobishëm se si të merren me gjërat rutinë, duke propozuar çështje më komplekse ose pikënisje dobishme të kur të ndeshen me situate për herë të parë. Ky është botimi i parë i doracakut për gjyqtarë të çështjeve penale. Si i tillë, përfaqëson një pikë referimi për proceset penale. Pa dyshim se këto procedura dhe praktika do të zhvillohen me kalimin e kohës. Është me rëndësi të theksohet që materiali bazë i këtij doracaku është Kodi i Procedurës Penale.

Informacionet dhe udhëzimet që jepen në këtë doracak janë vetëm rekomandime të cilat do të mund të jenë adekuate për situata të caktuara, por nuk kanë për qëllim të shërbejnë si autoritet ligjor.

 

Autorët

Shkarko dokumentin:

/Doracaku i gjyqtareve per proceduren penale