Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak të evidentuar si: PPS.nr.76/13, të datës 27 gusht 2015, në çështjen penale kundër të pandehurve B.N, N. N, H.K, I.L, që të gjithë nga Komuna e Ferizajt,, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe 2 të KPRK-së si dhe veprën penale Detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 të KPRK-së, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga data 10 shtator 2015 deri më 09 tetor 2015.
Dy të pandehurave të parë në këtë rast B.N, dhe N. N, Gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndërkaq dy të pandehurve të tjerë H.K dhe I. L u caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar e cila masë do të zgjas nga data 10.09.2015 deri më 09.10.2015.
Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit. Ndërkohë që masa e arrestit shtëpiak iu është caktuar konform nenin 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 si dhe konform nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPPRK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartë shënuar.
Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.