Caktohet masa e paraburgimit ndaj S.Selmani për veprën penale vrasje ne tentativë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj S.Selmani për veprën penale vrasje ne tentativë

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/I.nr.162/15, të datës 09 nëntor 2015, në çështjen penale kundër të pandehurit S. Selmani shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vrasje e rëndë në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 09 nëntor 2015 dhe do të zgjasë deri më 08 dhjetor 2015.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i  pandehuri ka kryer veprat penale të lartë shënuar.

 

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.