Caktohet masa e paraburgimit ndaj S.I për veprën penale të parashikuara me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të Vendit

Caktohet masa e paraburgimit ndaj S.I për veprën penale të parashikuara me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të Vendit

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PPS.nr.70/15, të datës 1 dhjetor 2015, në çështjen penale kundër të pandehurit S. I shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës nga fshati Rezhancë – Komuna Hani i Elezit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 3 paragrafi 4 të Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë Territorit të Vendit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 1 dhjetor 2015 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2015.

I pandehuri S. I, dyshohet se në mënyrë publike përmes rrjetit social, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale, kështu që i njëjti nga vitit 2013 e në vazhdimësi në rrjetin social Facebook, ka bërë komente dhe publikime të hapura, propagandë, nxitje të urrejtjes, duke përkrahur hapur ideologjinë ekstreme të organizatës terroriste ISIS.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.