Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, gjyqtari Sahit Krasniqi, të hënën më 22 shkurt 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit I. S. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili në shqyrtimin fillestar, pas pranimit të fajësisë është shpallur fajtor për shkak të veprës penale grabitja në tentativë nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë i’u shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe pesëqind (500) euro dënim me gjobë.
I pandehuri I.S u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, dhe dënimi me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro, për shkak të veprës penale grabitje në tentativë nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së se: në dhjetor të vitit 2015, në Ferizaj me përdorimin e forcës për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, ka tentuar ta përvetëson pasurin e luajtshme për t’i sjell vetës dobi pasurore, në atë mënyrë që ka hyrë në postë, është ofruar afër sportelit, ka shkruar numrin e telefonit dhe vlerën e mbushjes të cilën ia dorëzon zyrtares tani të dëmtuarës D. L dhe e njëjta deri sa ka qenë duke e realizuar mbushjen, i pandehuri ka goditur xhamin e sportelit, ka futur dorën brenda për t’i marr paratë të cilat kanë qenë në arkë, në pamundësi që të tërheq paratë ka kaluar në sportelin tjetër, po ashtu duke zgjatur dorën brenda sportelit për të kapur arkën, por nuk ka arrit ta tërheq dhe në pamundësi që të merr paratë, i pandehuri hynë në hapësirën ku ishin të dëmtuarat D dhe F. Bega dhe me përdorimin e forcës i godet të dëmtuarat me grushta në trup me qëllim që të kap arkën me para dhe në pamundësi që ta marr atë del jashtë hapësirës në sportel prapë tenton që ta merr arkën nga sporteli, por pengohet nga të dëmtuarat dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.