Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, të mërkurën 10 mars 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit M.U nga Komuna e Ferizajt, i cili në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, është refuzuar akuza meqë prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza gjatë shqyrtimit gjyqësor, për shkak të veprës penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërkaq sa i përket dispozitivit të dytë të aktakuzës për veprën penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri M.U është liruar nga akuza me që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale të lartë shënuar.
I pandehuri M.U, akuzohet se në prej vitit 2003-2010, si person zyrtar në Zyrën Kadastrale në Ferizaj, ka regjistruar informata të rreme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në atë mënyrë që në regjistrin e ndërrimeve të Zyrës Kadastrale Neodim ka regjistruar në emrin e N.B edhe pse e ka ditur se ngastra është pronë e V.g, kurse në po të njëjtin vit në regjistrin e ndërrimeve e ka regjistruar në emër të I.B. Në regjistrin e ndërrimeve ngastrën e ka regjistruar në emër të N.B në bazë të kontratës mbi shitblerje, kurse një pjesë të kësaj ngastre e ka regjistruar në emër të Xh.B në bazë të kontratës mbi faljen, ndërkaq një pjesë tjetër e ka regjistruar në emër të N.B edhe pse e ka ditur se të gjitha veprimet juridike lidhur me këto regjistrime i përkasin ngastrës kadastrale nr.402/06 Zyra Kadastrale Nekodim, , andaj konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së me që prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza është refuzuar akuza.
Sa i përket dispozitivit të dytë të aktakuzës i pandehuri M.U, akuzohet se ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 të KPRK-së, se gjatë vitit 2012 si person zyrtar në Zyrën Kadastrale në Ferizaj në shkresën zyrtare në emër të drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi të Komunës së Ferizajt, për verifikimin e historiatit të ngastrës 402/10. Ka shënuar informacionin e rremë, të cilat i ka vërtetuar me nënshkrimin dhe vulën zyrtare për ngastrën në fjalë e cila shkresë i’u është dorëzuar Prokurorisë Komunale në Ferizaj, në çështjen penale kundër të pandehurit N.B edhe pse e ka ditur se këto shënime i përkasin ngastrës kadastrale nr.402/6, andaj me që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj të njëjtin e ka liruar ng akuza .
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.