Caktohet masa e paraburgimit ndaj H. B, për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Caktohet masa e paraburgimit ndaj H. B, për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/II.nr.317-2/2016, të datës 23 mars 2016, në çështjen penale kundër të pandehurit H. B shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 23 mars 2016 dhe do të zgjasë deri më 22 prill 2016.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

 

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.