Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën më 23 shtator 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit N.J, shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se ka kryer veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 339 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi me kusht që brenda periudhës prej dy (2) vite, nga data kur aktgjykimi të marr formën e prerë nuk kryen vepër tjetër penale, ndërkaq gjykata e obligon të pandehurin që në emër të kërkesës pasurore juridike, palës së dëmtuar t’ia paguaj shumën e parave në vlerë prej 48.250 eurove.
I pandehuri N.J i cili në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohen se ka kryer veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 339 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, është shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi me kusht, se gjatë vitit 1999 si persona zyrtarë përkatësisht drejtor i N.SH. “Eurometal” me seli në Ferizaj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka lidhur kontratë për servisim në vlerë prej 135.000 DM, ndërkaq sipas fautrës ka pranuar 38.500 DM, dhe ka përfituar me këtë rast diferencën e parave në shumë prej 96.500 DM.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.