Skuadra e KF Gjykatës së Ferizajt ka pushtuar Institucionet e Kosovës në futboll duke u shpallur kampion i parë në histori të Ligës së Kampionëve për Institucione ngjarje sportive e organizuar nga rrjeti i OJQ-ve PRO NET në Shtime dhe ku morën pjesë skuadra nga Ferizaj, Kaçaniku,Shtimja e Lipjani.
Javë më herët ishte caktuar që me 28 nëntor 2016 në fushën Arbëri në Shtime pikërisht në vendin ku nisi gjithçka të merr fund edhe dilema e Kampionit të parë të Kosovës në futbollin e Institucioneve.
Në finalen e madhe u takuan Gjykata e Ferizajt dhe Batalioni i Parë i FSK-së nga Lipjani ku në fund fituese doli skuadra ferizajase.
Ishte një gol i Shkelzen Polloviqit i cili shfrytëzoj mjaftë mirë gabimin e Granit Bytyqit të Batalionit të Parë duke krijuar një rast të bukur shënimi të cilin edhe e shndërroj në gol dhe padyshim se ai ishte edhe hero i këtij takimi.
Lipjanasit u munduan deri në sekondën e fundit që të gjejnë golin por numri një në portën e Gjykatës Bujar Asllani nuk lejoi që rrjeta e tij të preket për plot 40 minuta duke bërë pritje bravoroze që lan pa frymë edhe publikun prezent që sot ishin në numër të madh.
Pas 40 minutave të dramës në fushën Arbëri gjyqtarët Bajram Shillova e Ibrahim Halili dhanë shenjën e tyre për mbarimin e takimit dhe më pas radha ishte që Gjykata të nisë festën.
Gjykata krahas Kupës së Kampionit ,Medaljeve e Mirënjohjeve u takuan edhe fanellat e përfaqësueses së Republikës së Kosovës dhe një darkë e përbashkët me skuadrat finaliste.
Çmimet e tjera ishin këto:
Nënkampion : KF Batalioni i Parë i FSK-së.
Ekipa më Fair Play – KF Bifurkacioni Kaqanik.
Lojtari më Fair Play – Alban Gashi,Qendra e Paraburgimit Lipjan.
Golashënuesi më i mirë – Florim Xhema,Qendra e Paraburgimit Lipjan.
Goli më i mirë – Mustafë Ismajli,Komuna Shtime.
Portieri më i mirë – Alban Azemi,KF Batalioni i Parë i FSK-së.
Menaxheri më i mirë – Besim Nuha , KF KDS-FSK Ferizaj.
Lojtari më i mirë – Besnik Ugzmajli, KF Gjykata Ferizaj.
Pas këtij triumfi historik të lumtur ishin të gjithë ndërsa i lumtur u shpreh edhe Drejtori Klubit Sejdi Sadiku ndërsa për mediet lokale në Shtime foli Kapiteni i Gjykatës Azem Shabani i cili ishte tejet i lumtur me fitoren ndërsa fjalë të madha pati për organizimin madhështor të bërë nga rrjeti Pro Net jo vetëm në finale por gjatë gjithë garës.
Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve pritet të nisë në shtator të vitit të ardhshëm por jo çdo kush mund të vijë aty pasi që paraprakisht skuadrat nga qytetet e ndryshme duhet të përfundojnë në njërën nga katër pozitat e parë e këtë problem Kampioni i ri nuk e ka pasi që edhe nëse mbaron në fund të tabelës pjesëmarrjen në edicionin e ri e ka siguruar qysh sonte.