Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe kanosje

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për asgjësim apo  dëmtim të pasurisë dhe kanosje

Ferizaj, 31 maj 2017 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/II.nr.940-4/17, të datës 30 maj 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit I.K. shtetas i Republikës së Kosovës.

I pandehuri I.K. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 1, dhe veprën penale “Kanosja” nga neni 185 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 29 maj 2017 dhe do të zgjas deri më 28 qershor 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij