Ferizaj – 14 shtator 2017 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj ndaj të pandehurit B.B i akuzuar për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për shkak të mos paraqitjes në shqyrtim gjyqësor.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj, më 14 shtator 2017, ka aprovuar propozimin e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.B. bazuar në nenin 307 paragrafi 2 të KPPRK-së
Gjykata më 13 gusht 2017 ka caktuar shqyrtimin gjyqësore në këtë çështje penale, në të cilin shqyrtim ishte ftuar në mënyrë të rregullt i pandehuri B.B i cili nuk është paraqitur dhe nuk e ka arsyetuar mungesën e tij. Gjykata duke vepruar konform ligjit ka lëshuar urdhër arrest ndaj të njëjtit për sjelljen e tij para trupit gjykues, i cili më 14 shtator 2017, i shoqëruar nga zyrtarët policor është sjell në Gjykatë.
Gjykata konform nenit 307 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të sigurimit të prezencës së tij në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor.
Me këtë rast palët njoftohen se kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë brenda njëzetekatër (24) orëve, nga koha e dorëzimit të kopjes me shkrim të aktvendimit, Gjykatës së Apelit të Kosovës