Njoftim për kandidatët e suksesshëm, për pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional

Njoftim për kandidatët e suksesshëm, për pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional

Ju njoftojmë se në konkursin e shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj Nr.07/2017, datë 09.11.2017 për pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Gjykatën Themelore në Ferizaj për tre (3) pozita, kanë aplikuar gjithsejtë shtatëmbëdhjetë (17) kandidatë.

Nga Komisioni Përzgjedhës bazuar në kriteret e përcaktuara janë përzgjedhur 16 (gjashtëmbëdhjetë) kandidatë për listën e ngushtë. Testit me shkrim me datë 18.12.2017 ju kanë nënshtruar të gjithë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, intervistës me gojë më datë 19.12.2017 ju kanë nënshtruar kandidatët të cilët me sukses e kanë kaluar testin me shkrim.

KPSHC pas përfundimit të proceduarve të rekrutimit ka përzgjedhur kandidatët më të suksesshëm për pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional. Andaj, bazuar në  Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, ju njoftojmë se kandidatët e përzgjedhur janë: 

 

  1. Znj. Fitore Hasani Ismaili ——————————— 87.2 pikë,
  2. Znj. Mimoza Shabani ————————————— 83.6 pikë,
  3. Znj. Ilirjana Bytyçi Hashani —————————— 81.9 pikë.

 

/Njoftim për kandidatët për pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional