Ferizaj, 29 dhjetor 2017 – Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 29 dhjetor 2017, shpalli aktgjykim ndaj të pandehurit A.R, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri A.R për veprën penale si në aktakuzën e prokurorisë, të njëjtin e shpall fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në kohëzgjatje prej një (1) vjet nga plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
I pandehuri A.VR, akuzohet se si persona zyrtar në Brigadën e Zjarrfikësve në Komunën e Ferizajt, me qëllim të përfitimit pasuror për vete, në muajin nëntor 2017, gjatë orarit të punës nga rezervari i kamionit kishte nxjerrë derivate të naftës, ashtu që i kishte mbushur dy bidonë me na 25 litra atë secila.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.