Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, sot Gjykatën Themelore në Ferizaj e kanë vizituar Gabriele Casalena, Gianfranco Gallo dhe Dominique Hascher ekspertë të BE –së, të cilët u pritën nga Nënkryetari i Gjykatës Sahit Krasniqi.
Vizita kishte për qëllim diskutimin lidhur me politikat mbi etiken e gjyqtareve, vlerësimin e kornizës ligjore, identifikimin e standardeve dhe praktikave te mira në integritetin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Sigurimin e rekomandimeve duke përfshirë edhe prezantimin e praktikave të mira te Shteteve anëtare.