Caktohet masa e paraburgimit ndaj E.Xh, ndërkaq arrest shtëpiak ndaj P.Xh dhe K.T, për veprën penale ofrim i lokaleve për prostitucion, dhe mundësimi në prostitucion

Caktohet masa e paraburgimit ndaj E.Xh, ndërkaq arrest shtëpiak ndaj P.Xh dhe K.T, për veprën penale ofrim i lokaleve për prostitucion, dhe mundësimi në prostitucion

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj PP/II.nr.333-2/16 tw datws 26.03.2016 në çështjen penale kundër të pandehurit P.Xh shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ofrimi i lokaleve për prostitucion nga neni 242 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit E.Xh dhe K.T për shkak të dyshimi të bazuar se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion nga neni 241 paragrafi 1 të KPRK-së,.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar këresën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Xh konform nenit 189 paragrafi 1 të KPPRK-së, dhe caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, dukë filluar nga data 24.03.2016 ora 23.00, e cila sipas këtij aktvendimi do të zgjasë deri më datë  23.04.2016 në ora 23.00

Ndërkaq sa i përket kërkesës së prokurorit të shtetit për caktimine masës së paraburgimit ndaj P.Xh dhe K.T, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën, ndërkaq ndaj të njëjtëve ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

 

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. Masa e arrestit shtëpiak dhe masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3, 1.8të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

 

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.