Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit E.L

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit E.L

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/I.nr.33/17 të datës 24.02.2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit E.L.

I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprën penale përdorimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 23.02.2017, dhe do të zgjas deri më 22.03.2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.