2 Nentor 2017 – Dy grupe të nxënësve me gjithsejtë njëqind e tridhjetë (130) nxënës të shkollës fillore “Jeronim De Rada” – Komuna e Ferizajt, vizituan të enjten Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Nxënësit u pritën nga kryetari i Gjykatës z.Bashkim Hyseni dhe Kadrije Goga – Lubishtani gjyqtare në Departamentin për të Mitur.
Kryetari Hyseni, i njoftoi nxënësit fillimisht me hapësirat e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Ferizaj, më pas me mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor përkatësisht Gjykatës Themelore në Ferizaj si gjykatë e shkallës së parë, po ashtu nxënësit u njoftuan edhe me disa prej procedurave gjyqësore dhe shërbimet që ofrohen në gjykatë
Pas informimit nga kryetari lidhur me kompetencat e gjykatës, nxënësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme për të cilat kanë marr përgjigjet.
Gjykata Themelor në Ferizaj, në vazhdimësi, pret në vizita të tillë grupe të caktuara si nxënës student dhe juristë të diplomuar