Ferizaj – 29 dhjetor 2017 – Kanë përfunduar praktikën një vjeçare shtatëmbëdhjetë (17) praktikantë në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Praktikantët janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni, udhëheqësi i Departamentit për Krime të Rënda, gjyqtari Ibrahim Idrizi dhe administratori i kësaj gjykate Sejdi Sadiku.
Me këtë rast kryetari Hyseni, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe angazhimin e treguar gjatë një viti të praktikës në gjykatë, duke theksuar se: “Praktika një vjeçare në gjykatë, do t’iu mundësoj rrugëtim të suksesshëm profesional në karrierën tuaj të mëtutjeshme prej juristi”.