Nazife Beqiri
Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Nazife Beqiri është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore të Ferizajt. Beqiri ka diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1996, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj në vitin 2002. Beqiri gjithashtu ka punuar edhe si gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Shtërpce në periudhën prej 12.06.2003 e deri në vitin 2005, për të kaluar më pas në pozitën e kryetarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Shtërpce deri në vitin 2010. Ndërsa në Gjykatën Themelore në Ferizaj është emëruar si gjyqtare në Divizionin për Kundërvajtje në vitin 2012 ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Nazife Beqiri, u emërua gjyqtar në Divizionin për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pozitë të cilën ende e mban.