Zajrete Muhaxheri
Gjyqtare - Dega në Kaçanik
Zajrete Muhaxheri është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik. Muhaxheri ka diplomuar në fakultetin juridik - Universitetin e Prishtinë në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar ne vitin 2005. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ka shërbyer si praktikante pranë Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik. Nga viti 2008 ka ushtruar detyrën e gjyqtares për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtine deri në qershor të vitit 2012, kur edhe ka kaluar në Divizionin Penal ne Gjykatën Komunale në Kaçanik - Themelore të Ferizajt - Dega në Kaçanik, deri në gjysmën e vitit 2013. Nga qershori i vitit 2013 Muhaxheri është emërua gjyqtare për lëmin e kundërvajtjes. Nga viti 2017 është angazhuar edhe me lëndët penale, ndërsa nga tetori i vitit 2017 deri në 31 tetor 2021, Muhaxheri ka qenë gjyqtare mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik.