Alban Beqiri
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega Shtërpcë - Dega në Shtërpcë
Alban Beqiri është Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë. Beqiri ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetin Shtetëror te Tetovës në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010 Nga viti 2009 deri në vitin 2010, ai ushtroi detyrën e praktikantit gjyqësor në Gjykatën Komunale Ferizaj, ndërsa nga viti 2011 deri më 2013 ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Korporatën Energjetike të Kosovës Distrikti Ferizaj, nga viti 2013 deri me 2015, ka qenë i angazhuar në pozitën e bashkëpunëtorit profesional ne Gjykatën Themelore ne Ferizaj. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Ferizaj në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil. Beqiri gjatë vitit 2019 - 2020, ka qenë udhëheqës i Depatamentit të Përgjithshëm dhe përgjegjës i Divizionit Civil. Me 19 shkurt 2021 Beqiri u zgjodh Gjyqtar Mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë.