Hakile Ilazi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Hakile Ilazi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore të Ferizajt. Hakile Ilazi ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2005. Nga viti 2001 deri në vitin 2002 ajo ushtroi detyrën e praktikantit në Gjykatën Komunale në Kaçanik, ndërkaq nga viti 2002 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e referentit në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj. Ndërkaq prej vitit 2010 ka ushtruar detyrën e Bashkëpunëtores Profesionale. Më 19. 05.2015 është emëruar si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.